Transmetuar më 24-05-2023, 19:41

Tiranë- Arrestohet i ‘shumëkërkuari’ Firdeus Berberi.

Policia ka njoftuar se 22 vjeçari është arrestuar, pasi qëndronte në të njëjtin vend me Laert Haxhiun, i arrestuar pasditen e djehsme në Janinë, si autor i masakrës së Lushnjës, 6 vite më parë.

22-vjeçari akuzohet se një vit më parë, në 25 prill 2022, ka plagosur me armë zjarri dhe me thikë Joan Muçollarin.

Në atë kohë, joan Muçllari 22-vjeç është qëlluar me thikë në kokë dhe me pistoletë në këmbë nga dy të rinjtë Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari 23-vjeç, pas një konflikti të vjetër mes familjeve Muçollari dhe Berberi.

Berberi po ashtu akuzohet si bashkëpunëtor i Laert Haxhiut në masakrën e Lushnjës.

Policia informon se ‘një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar "Eksponenti" është kapur dhe arrestuar në Janinë. 22-vjeçari, i identifikuar si Firdeus Berberi, ishte qëndruar ilegalisht në Janinë dhe ishte shoqëruar me shtetasin e shumëkërkuar Laert Haxhiu.

Operacioni "Eksponenti", i zhvilluar me sukses falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, bazuar në informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ka rezultuar me lokalizimin dhe arrestimin e shumëkërkuarit Laert Haxhiu në Janinë. Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin Laert Haxhiun.

Pas verifikimeve të kryera nga Policia greke dhe Policia shqiptare, është zbuluar se shtetasi F. B., 22 vjeç, i lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë për F. B., në lidhje me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Dyshohet se më 25 prill të vitit 2022, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ai ka plagosur rëndë shtetasin J. M. me armë zjarri pistoletë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, ka filluar procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e shtetasit F. B. drejt Shqipërisë. Këto hapa janë ndërmarrë për të siguruar që shtetasi të përgjigjet për akuzat e tij penale në territorin shqiptar.