Transmetuar më 24-05-2023, 19:29

Spanjë- Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet për vjedhje të bizhuterive me vlerë mbi 67 mijë euro.

Mediat e huaja shkruajnë se policia spanjolle ka kapur shqiptarin duke drejtuar automjetin e tij, ku brenda u gjetën 375 bizhuteri të vjedhura, me vlerë 67,575 euro.

Autoritete spanjolle janë duke punuar për kthimin e bizhuterive dhe sendeve me vlerë tek pronarët legjitimë. Sakaq, shqiptari ndodhet në burgun e qytetit Álava.