Transmetuar më 23-05-2023, 22:08

Dyshohet se ndihmoi Habib Rexhën të arratiset pas vrasjes në Kavajë, shoqërohet në polici shoku i tij. Mësohet se i shoqëruari është Ervis Kurti.

Vetë Rexha ka dëshmuar para policisë se ka qenë bashkë me shokun e tij kur ka parë Arian Gosën rastësisht duke pirë kafe në një lokal në Kavajë dhe ka marrë armën duke shkuar pranë tij.

Edhe pse ka pranuar se shoku i tij nuk ka qenë në dijeni të krimit që do kryente, ai ka treguar se pas vrasjes është larguar bashkë me të në drejtim të Kukësit.