Transmetuar më 23-05-2023, 18:55

Athinë- Protestë para ambasadqs shqiptare në Athinë.

Dhjetëra persona kanë protestuar ditën e sotme para ambasadës shqiptare në Athinë, kundër mbajtjes në burg të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Belerit.

Protestuesit kërkuan lirim sa më të shpejtë të tij dhe të Pano Kokoveshit si dhe brohoritën për çlirimin e Himarës.

Mes protestuesve ishin edhe eksponentë të njohur të grupeve anti-shqiptare, si kandidati për deputet i demokracisë së re Babis Kakarathanos.