Transmetuar më 23-05-2023, 18:29

Kavajë- Publikohet video e Habib Rexhës para vetëdorëzimit në polici.

Ditën e sotme, 31-vjeçari Habib Rexha është vetëdorëzuar në polici, dy ditë pasi vrau me plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë.

Në videon e publikuar, Rexha shfaqet pranë babait të tij, Fadil Rexha.

Habib Rexha: Unë jam Habib Rexha, ky është babai im, Fadil Rexha. Me dëshirën time do të vetëdorëzohem në komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time.

Sipas dyshimeve, ekzekutimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i Arian Gosës vrau vëllanë e Habib Rexhës më datën 29 mars.