Transmetuar më 23-05-2023, 15:29

Itali- Dënohet me 4 vite burg Bleona Tafallari, një e re shqiptare që u arrestua në nëntor 2021 pasi akuzohej për vepra terroriste. Ajo ndodhet në një burg në Milano.

Hetuesit në vendin fqinj kishin zbuluar në kohën kur Tafallari u arrestua se ajo ishte anëtare në shoqatën terroriste “Luanët e Ballkanit”.

E reja gjithashtu ishte martuar me Përparim Veliçin (21 vjeç), një ushtar i ISIS, po ashtu kosovar me banim në Gjermani. Burri me të cilin kishte krijuar lidhje së fundmi betohej për xhihadin dhe kishte kontakt me vrasësin e Vjenës, sulmi terrorist i të cilit la pas 4 të vdekur dhe 23 të plagosur.