Transmetuar më 23-05-2023, 13:37

Laç – Një incident i tensionuar ka ndodhur ditën e sotme në vendin e shenjtë të Kishës së Laçit, ku rojet private të objektit kulti janë përfshirë në një konflikt fizik me shitësit ambulantë.

Raportohet se konflikti ka rezultuar me lëndimin e njërit prej rojeve, ndërsa shkaku i ngjarjes dyshohet të jetë tentativa e rojeve private për të larguar shitësit ambulantë jashtë territorit të Kishës.

Shefi i sigurisë së objektit ka bërë një denoncim lidhur me këtë çështje, ku ndër të tjera shkruhet: "Shitja në territorin e Kishës është e paligjshme. Të ndërhyjë policia për të larguar ambulantët".

Gjithashtu, janë publikuar fotografitë e rojes së dhunuar, i cili shfaqet i fashuar dhe me shenja në trup.