Transmetuar më 23-05-2023, 12:44

Britania e Madhe- Shqipëria dhe Anglia kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme një marrëveshje për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri të të dënuarve shqiptarë në shtetin ishull.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë angleze tha se është arritur marrëveshja, e cila do të çojë përpara marrëveshjen e vitit 2020, nënshkruar nga ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Në këtë marrëveshje të re drejtuar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, parashikohet se pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do të pranohet.

Aktualisht në burgjet angleze vuajnë dënime të ndryshme 1536 mes tyre 17 persona dënuar për vrasje.

Qeveria angleze dhe ajo shqiptare në orët në vijimin pritet të publikojnë një deklaratë të përbashkët për arritjen e kësaj marrëveshje, e cila pritet të nënshkruhet në Londër nga kryeministrat Sunak dhe Rama apo dy ministrat e drejtësisë Ulsi Manja dhe Alex Chalk muajin e ardhshëm.

Ditët e fundit, gazetat Daily Telegraph dhe The Sun paralajmëruan përmes dy shkrimeve të ndryshme javën e shkuar se kjo marrëveshje ishte drejt finalizimit./TCH

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd