Transmetuar më 23-05-2023, 11:30

Elbasan- Prangoset tekniku i laboratorit në Qendrën Spitalore të Elbasanit.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të dy bashkëshortëve, për një rast korrupsioni, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bonusi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga:

E. P., 37 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë teknik laboratori në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 37-vjeçari iu ka marrë këtyre shtetasve (bashkëshortë), shumën 100 000 lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.