Transmetuar më 23-05-2023, 08:24

Këtë mëngjes, juglindja është “pushtuar” nga mjegulla.
Më problematik paraqitet aksi Korçë-Pogradec.
Mjegulla ka qenë e dendur edhe në segmentin Sovjan -Pirg dhe Veliternë-Petrushë.
Në kushte të tilla, drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët edhe për të shmangur aksidentet e mundshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





