Transmetuar më 23-05-2023, 07:36

Vranësirat dhe shirat mbeten dominante në vendin tonë.

Shira më te dendur do të bien në zonat përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë. Orët e pasdites do të sjellin intensifikim të shirave në zonat malore duke lënë me shira te dobët dhe të izoluar bregdetin dhe zonat e ulëta.

Gjatë orëve të vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës.

Për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë mesditës dhe pasdites ku here pas here shirat do te jenë në formë shtrëngate.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin dobësim te ndjeshëm te intesitetit të shirave nëpër të gjithë territorin e Kosovës duke berë që vetëm në zonat perëndimore shirat të jenë të dobët dhe lokalë.