Transmetuar më 21-05-2023, 21:17

Toni ka ardhur në vend të babait të tij Qazimit në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”. Ai është thirrur nga Antonini, një inxhinier topograf që thotë se nuk ka marrë hakun e punës së kryer.

Në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Toni thotë se Antonini “ka mashtruar babain e tij çdo ditë, i jepte një gotë raki, e ka mashtruar dhe do të marrë prapë para”. Sapo hyn në studio, situata mes tij dhe Antoninit nuk është aspak e qetë dhe seanca nis me tone të nxehta.

Antonin: Erdhe ti ore paçavure?

Toni: Erdha, erdha.

Antonin: O kokëlesh! Që më je bërë me xhamadan mua ti!

Toni: Prisje Qazimin këtu, por më ke mua!

Antonin: Si ke sy e faqe që erdhe këtu ore? Ti je mendjefyçkë ore, ti je bosh! Ti s’di as të shkruash, as të këndosh, as të lexosh, jo të kuptosh ti prokurën që kam unë me tët atë!! Ulu aty mos më çaj dërrasat mua o legen! Ik andej, ulu atje!

Toni: Zotrote, lekët që kërkon ti, me prokurën ke marrë 500 mijë Lekë të vjetra, i fute lekët në xhep, nuk ke bërë punën, mos më shtyj mua me dorë, ulu atje!

Antonin: Mos na çaj dërrasat, si s’ke turp!

Toni: Je një kokërr mashtruesi ti, ulu këtu, këtu, këtu! Boll e mashtrove Qazimin, tani ke punë me mua ti! Nuk ke mbaruar punën!

Antonin: E di ç’të bëj unë apo jo?

Toni: S’ke mbaruar punën, çfarë paraje do ti? Ku e ke punën, ku e ke certifikatën? Dua certifikatën. Tv Klan