Transmetuar më 21-05-2023, 19:20

Janë bërë publike detajet e para për mediat nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Kavajë.

Sipas burimeve konfirmohet se Arian Gosa, ka mbetur i vrarë me plumb në kokë në një lokal në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal lagjeje, ndërkohë që viktima ishte duke pirë kafe. Trupi i viktimës vijon ende të jetë në vendngjarje, i ulur në karrige dhe i përgjakur.

Menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja pranë viktimës është afruyar një i moshur i cili ka konstatuar dhe humbjen e jetës.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd