Transmetuar më 21-05-2023, 10:34

Manchester City u kurorëzua kampion i Anglisë për herë të nëntë në historinë e tyre dhe 3 radhazi në pesë vitet e fundit.
Këtë sezon titulli i Premierligës u mbyll në ambientet stërvitore të klubit, “Etihad Campus”, ku “qytetarët” po përgatiteshin për ndeshjen ndaj Chelsea të dielën.
Lojtarët e Pep Guardiolës ishin mbledhur në një dhomë duke parë ndeshjen e Nottingham kundër Arsenalit në TV. Ishte fitorja e Forestit që i kurorëzoi matematikisht kampionë dhe kur arbitri dha bilbilin e fundit, ata shpërthyen në festime.
The winning moment! ? pic.twitter.com/QceofBIqoh
— Manchester City (@ManCity) May 20, 2023
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





