Transmetuar më 20-05-2023, 19:46

Beniada Nishanin do ta shohim edhe si këngëtare! Kjo u bë e ditur nga këngëtarja Arinda Gjoni, e cila ishte e ftuar në “Se luan topi”. Ajo zbuloi se ka miqësi prej 10 vitesh me Beniadën, e se kanë menduar të vijnë së bashku me një bashkëpunim.

Sipas Arindës, Beniada ka vesh për muzikë, e në projektin e tyre do të përshtatet shumë mirë.

“E kemi menduar para 2-3 vitesh. Ka vesh muzike, do ta marr në një bashkëpunim, do jetë këngë e lezetshme. Beniada do përshtatet shumë mirë”-tha Arinda.

Kujtojmë se muzika është fushë e re për Beniadën. Ajo është modele, moderatore dhe influencer.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd