Transmetuar më 20-05-2023, 18:15

ITALI- Një rast i rëndë i abuzimit seksual është raportuar në Itali. Mediat vendase raportojnë se në pranga është vënë një 50-vjeçar i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij për 17 vite. 46-vjeçarja shqiptare e ka denoncuar bashkëshortin e saj në muajin prill të vitit të kaluar dhe ka marrë urdhër mbrojtje. Gjatë kësaj kohe ajo ka qëndruar tek shtëpia e disa të afërmve.

Ajo ka treguar se është abuzuar seksualisht dhe është dhunuar fizikisht as lindjes së fëmijës së dytë në vitin 2006. Gjatë periudhës që është abuzuar dhe dhunuar, ajo ka treguar se 50-vjeçari ka qenë i papunë. 49-vjeçarja gjithashtu ka treguar se është kërcënuar me vdekje dhe në gusht të vitit 2018 është plagosur me thikë nga bashkëshorti. 50-vjeçari ndodhet në paraburgim në qytetin e Bolonjës, ku pritet të njihet me akuzat dhe masën e sigurisë.