Transmetuar më 20-05-2023, 15:35

Moderatorja Grida Duma ndërsa ka qenë e ftuar në “Më lër të flas”, ka dhënë përgjigje edhe disa prej pyetjeve më pikante të bërë nga Donald dhe Romeo Veshaj.

E pyetur nëse ndjen xhelozi, nga koleget e saj, ajo shprehet se jo.

Pjesë nga biseda:

Romeo Veshaj: A janë xhelozë nëpër korridoret e Top-it për ty?

Grida Duma: Shiko, nuk besoj

Donald Veshaj: Po ta them njëherë, Bora vdes për ty…

Romeo Veshaj: Pyetja fiks është, a ke menduar ndonjëherë të marrësh Bigun?

Grida Duma: Jo, po s’është fusha ime

Romeo Veshaj: Mendoj se nëse ju do të drejtonit Bigun, aty do të rrinin “sus” të gjithë.

Donald Veshaj: Përveç se sus Romeo, sa bukur do të ishte një Big me politikanë dhe ta prezantonte Grida?

Grida Duma: Mirë, kjo është tjetër gjë, por Bana është “too Big, për t’i marrë një Big”.

Romeo Veshaj: Pse nuk ia bën kështu? BËhu autore dhe moderatore e një Big Brotheri me politikanë

Grida Duma: Pse nuk të duket se po e bëj që tani. Ajo që po bëjmë me Top Storyn tani, dhe ka një gjë… nëse unë rrallë herë e kam thënë se jam me fat, sepse besoj i kam shërbyer fatit tim për ta ndërtuar, unë di të thëm një gjë. Po e nis nga stafi dhe bërthama e “Top Storyt”, për Ergys Lubonjën, për Sadielën që unë e quaj Sadielën time…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd