Transmetuar më 20-05-2023, 15:21

Elbasan- Në foto është Alma Qevani, 44-vjeçarja që u masakrua me sopatë nga kunati (burri i motrës) Tefik Tashi 58-vjeç në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Gjithçka ndodhi pse Alma Qevani nuk i hapi celularin 58-vjeçarit i cili me një egërsi të pakuptueshme, ka marrë sopatën, e ka fshehur nën xhaketë dhe ka shkuar në arën ku ato ushqenin delet. Pasi e ka rrahur me shpulla e grushta, më në fund ka nxjerrë sopatën dhe e ka qëlluar dy herë, në kokë dhe qafë duke i thënë: A më njeh ti mua, jam Tefik Tashi, jam burrë’!

Familjarët shprehen se nuk kanë pasur sherre dhe shkak u bë një grindje mes Alma Qevanit dhe Tefik Tashit e datës 12 maj kur Alma thirri motrën e saj Evën për ta ndihmuar për një punë. Tefiku ka dalë në dritare dhe e ka sharë duke i thënë që të mos ndërhynte në punët e tyre.

Tefiku vetë ka deklaruar se e ka vrarë Almën pa pendesë sepse ajo e ofendonte dhe atë ditë nuk i kishte gatuar.

Ndaj tij Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë së arrestit me burg.

Këto janë pjestarët e familjes Qevani:

Nga e majta në të djathtë: Fatmir Qevani, Eva Qevani, Alma Qevani dhe Hava Qevani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd