Transmetuar më 20-05-2023, 11:12

Horizontal Adrian Mutu – 7 muaj pezullim

Karriera e Adrian Mutu filloi të shkonte keq në vitin 2004. Kur ishte futbollist i Chelsea, rumuni rezultoi pozitiv për kokainë në një test anti-doping, gjë që i kushtoi pezullimin prej 7 muajsh. Vite më vonë, më 2010, kur luante për Fiorentinën, sulmuesi i talentuar u dënua sërish, këtë herë edhe për 6 muaj të tjerë, për një tjetër rezultat pozitiv në testin antidoping.

Horizontal

Rio Ferdinand dhe Ivan Toney – 8 muaj pezullim

Edhe dy anglezët përfshihen ndër 10 sanksionet më shembullore në të gjithë historinë e futbollit. Ish-mbrojtësi qendror i Manchester United ishte i pari. Ai refuzoi të bënte një test të rastësishëm antidoping në shtator 2003 dhe në dhjetor u pezullua 8 muaj, si dhe u gjobit me 50.000 £. Ishte e vështirë për të që të humbiste Kupën e Botës në Portugali. Toney, nga ana e tij, u sanksionua po 8 muaj për pjesëmarrje në baste të shumta.

El delantero francés del Manchester United reaccionó mal a los insultos de un seguidor del Crystal Palace

Eric Cantona dhe Marcos Bosch – 9 muaj pezullim

Rastësi apo jo, të dy ishin lojtarë të Manchester United, si Río Ferdinand. Portieri australian ishte gjithashtu "viktimë" e kokainës dhe u ndoq përfundimisht nga agjencia antidoping në vitin 2002. Ai u pezullua nga Chelsea dhe u dënua me 9 muaj. Marcos Bosch u përfshi në një skandal edhe me bashkëshorten e tij Sophie Anderton, me të cilën hyri në botën e drogës dhe u largua nga futbolli i nivelit të lartë. Më pas përfundoi në depresion. Rasti Cantona nuk kishte asnjë lidhje me të. Një nga "djemtë e këqij" të futbollit e ringjalli Manchester United më 1992, por temperamenti i tij i ashpër dhe dhuna i bënë të gjitha. 25 janari 1995 është dita e imazhit të famshëm, kur ai godet me shkelm në gjoks Matthew Simmons, një tifoz i Crystal Palace, duke u pezulluar për 9 muaj nga FIFA.

Héctor Robles

Hector Robles – 1 vit pezullim

Gjëja kurioze për rastin e Héctor Robles është se gjithçka ndodhi në një miqësore të futbollit kilian. Teksa po sfidonte Hondurasin, ai humbi toruan dhe sulmoi gjyqtarin e ndeshjes. Pasoja? U pezullua plot një vit nga futbolli.

MAradona

Diego Maradona (dy herë) – 15 muaj pezullim

Diego Armando Maradona është një nga lojtarët më të mirë në histori, për disa më të mirët, por ka pasur edhe periudha të errëta. Ai është dënuar dy herë me 15 muaj pezullim dhe të gjitha për problemet e tij lidheshin me drogën. Herën e parë ndodhi në vitin 1991 dhe nuk u desh shumë kohë që "të shkelë përsëri në dërrasë të kalbur", teksa rezultoi pozitiv gjatë Kupës së Botës 1994.

El ex futbolista francés, que el pasado mes de septiembre anunció oficialmente su retirada de los terrenos de juego a los 34 años, ha disputado este miércoles el 'Match Des Heros', un encuentro entre leyendas del Olympique de Marsella

Joey Barton dhe Samir Nasri – 18 muaj pezullim

Rasti më i fundit është me siguri ai i Samir Nasri. Asokohe ishte lojtar i Sevilla, i huazuar nga Manchester City, kur u përhap lajmi i pezullimit me 6 muaj. Shkak u bë injektimi intravenoz i 500 mililitrave të një kompleksi vitaminash të ndaluara në një klinikë në SHBA. Dënimi u thellua më tej, sepse, pasi Sevilla paraqiti një autorizim përdorimi terapeutik, UEFA e refuzoi dhe sanksioni u rrit në 18 muaj. Të njëjtin kalvar duhej të kalonte Joey Barton, "mbreti" i basteve dhe një djalë tjetër i keq i futbollit anglez. Ish-mesfushori anglez u kap me doping dhe u dënua me 18 muaj pezullim. Kjo i dha fund karrierës së tij, përveç gjobës prej 30 mijë paund.

Bystron

David Bystron dhe Juanito – 2 vite pezullim

Bystron ishte te Pilsen kur Komiteti Disiplinor i UEFA-s e pezulloi atë për dy vite, pa qenë në gjendje të luante futboll në një lëvizje pothuajse të paprecedentë. Ishte viti 2012, kur dështoi në një test antidoping, pas një ndeshje të Champions League, edhe pse nuk dihet ende se çfarë është gjetur saktësisht. Ka zëra për kokainë apo ekstazi, diçka që Bystron e mohoi. Ai nuk ishte i vetmi me atë sanksion. Vite më parë e pësoi edhe mitiku Juanito. Edhe pse për një arsye shumë të ndryshme, ai nuk mundi të kontrollonte agresivitetin e tij, duke sulmuar ekipin e arbitrazhit në Eurokupën e vitit 1978.

Horizontal

Juanito – 5 vite pezullim

Nuk ka njeri që nuk e ka parë atë që bëri në gjysmëfinalen e 1987 kundër Bayern Munich. Pas një goditjeje absolutisht kriminale ndaj Matthaus, Juanito iu afrua gjermanit dhe e shkeli në kokë, një veprim që i kushtoi atij pezullimin 5-vjeçar.

Enoch West

Enoch West – 30 vite pezullim

Duhet të ktheheni në epokën e futbollit "bardh e zi" për të arritur penalizimin e dytë më të rëndë në të gjithë historinë e futbollit. 30 vite pezullim për Enoch West, i cili ishte një nga tetë të përfshirët në skandalin e basteve të vitit 1915 mes lojtarëve të United dhe Liverpool. Atyre iu dhanë alternativa: të shkonin të luftonin në Luftën e Parë Botërore dhe të ktheheshin që të mund të luanin, ose të mos shkonin dhe të kishin pezullimin 30-vjeçar. I vetmi që nuk pranoi ishte West.

Roberto Rojas, estirado en el suelo junto a la bengala lanzada desde la grada

Roberto Rojas dhe Kevin Sammut – ‘Burg i përjetshëm’

Ato janë dy rastet e vetme në të gjithë historinë që nuk janë lejuar të luajnë sërish futboll. Nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin si raste. Më i lehti është padyshim ai i Sammut, i cili u dënua nga UFEA përjetë, pasi u akuzua për trukimin e një ndeshjeje kundër Norvegjisë. Fillimisht vuajti pezulllimin 10-vjeçar, por në fund iu shndërrua në "burgim të përjetshëm". Një rast kafshëror, por që mbetet si anekdotë krahas asaj të Roberto Rojas, që e bën si film. Gjatë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 1989, portieri kilian u godit teorikisht nga një flakadan, që u nis nga tribuna dhe i shkaktoi shumë gjak në kokë. Ndeshja u anulua sepse bashkëlojtarët e tij pretenduan rrezikshmërinë e ndeshjes. Epo, në një analizë të mëvonshme u zbulua falë regjistrimeve se Rojas nuk u godit nga shpërthimi, por përkundrazi u plagos me një thikë, që e fshehu në një nga dorezat e tij. Veprim i çmendur që i kushtoi Kilit skualifikimin nga Kupa e Botës 1994. Rojas nuk mundi të luante më kurrë, edhe pse në vitin 2001, FIFA e hoqi sanksionin ndaj tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd