Transmetuar më 19-05-2023, 22:54

Dy makina janë përfshirë në një aksident të rëndë mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Patokut. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

4 prej tyre janë dërguar për të marrë ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në kryeqytet ndërsa dy të tjerët ndodhen në spitalin e Laçit.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Policia sqaron se rreth orës 22:00, në Laç, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Patokut", janë aksidentuar dy automjete me drejtues shtetasit V. N. dhe A. H.

Për pasojë janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, drejtuesi V. N. dhe pasagjerët në të dy mjetet shtetasit D. D., V. D., E. P., P. D. dhe B. D., jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd