
Milani i Stefano Piolit nuk mund të gabojë më, nëse dëshiron të kualifikohet në Champions League. Ndeshja kundër Sampdorias, në fakt, përfaqëson të parën nga tri “finalet” shumë të rëndësishme të kampionatit për kuqezinjtë, që duhet të rikuperojnë 4 pikë nga Lazio për të pushtuar vendin e katërt, i cili do të thotë kualifikim në Champions League.
Pavarësisht zhgënjimit pas derbit, Pioli dallon me kushtrimin e tij: "Sezoni nuk mbaroi të martën, të kualifikohemi në Champions League është shumë e rëndësishme për ne. Ka dekurajim dhe zhgënjim, por me Sampdorian është një ndeshje shumë e rëndësishme".
Trajneri nuk dëshiron të dëgjojë për një sezon zhgënjyes: “Gjithçka mund të ndryshojë në këto tri ndeshje, fatkeqësisht nuk kemi pasur vazhdimësi në Serie A”. Ja pyetje-përgjigjet e plota në konferencën e sotme për shtyp:
Mbi rëndësinë e finishit rë sezonit – "Ne jemi prapa në Serie A në krahasim me vendin ku duam të jemi, kemi nevojë për përqendrim. Vetëkuptohet që duam t’i fitojmë të tria ndeshjet e mbetura. Nesër është e para dhe kemi mundësinë të tregojmë se çfarë mund të bëjmë. Fatmirësisht sezoni nuk mbaroi pas derbit”.
Gjendja shpirtërore e ekipit – "Të luajmë menjëherë është fat, zhgënjimi ishte i fortë sepse shpresonim të shkonim në finale. Ka dekurajim dhe zhgënjim, na u desh kohë për t’u rikuperuar, por duhet të reagojmë si një ekip i madh. Rikthimi në Champions League është qëllimi, është me të vërtetë shumë e rëndësishme për ne”.
Mesazhi për lojtarë – "Qëllimi ishte i mrekullueshëm, ne përfunduam në top 4 të Ligës së Kampionëve. Unë fitova dhe humba, shpresoj që të ketë një shans për t’u rikthyer përsëri në dy vendet e para në kompeticion. Kam folur shumë me djemtë, duhet të punojmë së bashku që ndeshja e nesërme të jetë vërtet e rëndësishme”.
Vendi i pestë dhe penalizimi i mundshëm për Juventusin – "Arritja këtu ia vlejti, këtë sezon mësuam gjëra që nuk i dinim vitin e kaluar. Ne morëm një rrugë tjetër që do të na lejojë të përmirësohemi dhe të rritemi në të ardhmen. E vetmja gjë reale dhe konkrete janë tri pikët e nesërme. Gjërat e tjera që nuk mund t’i kontrollojmë nuk na shqetësojnë”.
Euro-derbi dhe eliminimi– "Pjesa e parë e ndeshjeve bëri diferencën. Ne u futëm në vështirësi në të parën, në ndeshjen e dytë u përgatitëm për diçka tjetër me më shumë raste. Nuk arritëm të shënonim, por nëse mendojmë shanset e krijuara gjithçka mund të kishte ndryshuar. Arritëm mirë në derbin e kthimit, në gjendje të mirë, por nuk mjaftoi. Tani le të shohim përpara”.
Shumë pikë të humbura në kampionat – "Në fund të sezonit do të nxjerr disa përfundime, është e qartë se kemi pasur vështirësi me ndeshjet kundër atyre në anën e poshtme të klasifikimit. Nuk finalizuam shumë, ndoshta për shkak të gabimeve teknike apo zgjedhjeve. Kur mbrojtjet janë të mbyllura dhe të ngjeshura, çdo gjë mund ta përcaktojë rezultatin. Ne kemi dhënë më të mirën, por edhe kemi gabuar në disa situata”.
Tri skuadra italiane në finalet e Kupave të Europës – “Gjithçka varet se çfarë vazhdimësie do të kenë italianët në Evropë, në të tria finalet. Ne duhet t’u japim merita atyre që janë atje, por kemi nevojë për vazhdimësi, ide dhe talent për të qëndruar në këto nivele".
Mbi kritikat e marra – "Në këto tri vite kemi arritur rezultate të mëdha. Pritshmëritë janë të mëdha, besoj shumë te lojtarët e mi. Jam trajner i një klubi të nivelit të lartë dhe e di se duhet të garantoj rezultate e futboll të mirë. Ka kritika, është normale. Bilanci duhet bërë mbas tri ndeshjeve të fundit në Serie A, sepse mund të jetë një sezon me nota të larta ose zhgënjim”.
Gjendja e Ibrahimovic – “Ai nuk është kthyer ende dhe nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta kemi për tri sfidat e fundit të kampionatit”.
Mbrojtja, jo më e sigurt – "Në mbrojtje e filluam me dyshen e vitit të kaluar, më pas gjërat ndryshuan. Tani Thiaw po bën mirë, shikoj se si janë lojtarët në stërvitje dhe më pas bëj zgjedhjet".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





