Transmetuar më 18-05-2023, 19:39

SHBA- Skandalet seksuale nuk ndalen në Hollywood.

Nga bota e “Hollywood-it” kemi dëgjuar histori nga më tronditëset, por kjo e fundit na la pa fjalë. Aktorja Jane Fonda ka zbuluar së fundmi se regjisori francez Rene Clementse i ka kërkuar të bëjnë seks.

Fande tregoi se kjo kishte ndodhur në një episod të fundit të ‘Watch What Happens Live’ gjatë prodhimit të thrillerit të vitit 1964.

“Ai donte të shkonte në shtrat me mua sepse tha se personazhi që luaja kishte një orgazëm në film dhe duhej të shihte se si ishin orgazmat e mia të vërteta. Ai e tha në frëngjisht dhe unë bëra sikur nuk e kuptoja”,-tha Fonda.

Në film Fonda luan rolin e një gruaje që bie në dashuri me një burrë në arrati nga një bandë gangsterësh.

Në kohën e xhirimit të Joy House, Clement ishte 51 vjeç dhe Fonda 27. Gjatë viteve 1950 dhe 1960, regjisori ishte një nga më të njohurit në Francë dhe mori pesë çmime në Festivalin e Filmit në Kanë gjatë karrierës së tij.