Transmetuar më 18-05-2023, 12:24

Getoar Aliu i njohur si Getinjo ka qenë shumë aktiv në Instagram duke ndarë shprehje “të çuditshme”. Prej disa kohësh thënie të vjetra, por që duket se lidhen me situatat e tij aktuale janë ato që mbizotërojnë në postimet e tij.

“Njerëzit të mbysin, siç bëjnë qentë me qenin e plagosur. I vetmi shpëtim nga njerëzit është të fshehësh plagët,”-thuhet së fundmi në story-n e reperit.

Pyetja është këtë thumb e ka me njerëzit në përgjithësi apo me ish-partneren e tij, Vivien Thanon në veçanti?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd