
Me ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Manchester City, të humbur mbrëmë 4-0 në "Etihad", u bë trajneri me më shumë ndeshje në Champions League. Ai parakaloi Sir Alex Ferguson me stolin e 50-të në “Etihad” me Real Madridin, por Milani mbetet skuadra evropiane "e tij" (73 paraqitje). Tashmë, rekordi i përgjithshëm i fitoreve të Ancelottit është 107, si dhe ai i trofeve; katër Champions League të fituar.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale kundër Manchester City u bë paraqitja e 191-të, pra rekord, për Ancelottin si trajner në Ligën e Kampionëve. Ai kaloi kështu Sir Alex Ferguson në vendin e parë në këtë renditje speciale.
Pra, ajo kundër City ishte prezenca numër 191 e Carlo Ancelottit, i cili ka drejtuar 7 skuadra të ndryshme në Champions League. Paraqitja e tij e 50-të me Real Madridin i dha atij rekordin e ri, por Milani (deri tani) është skuadra me të cilën krenohet me më shumë stola në kompeticionin më të lartë evropian të klubeve:

191 ndeshjet e Ancelottit në Champions League:
Real Madrid – 50 paraqitje
Milan – 73 paraqitje
Chelsea – 18 paraqitje
Bayern Munich – 12 paraqitje
Napoli – 12 paraqitje
Juventus – 10 paraqitje
PSG – 10 paraqitje
Parma – 6 paraqitje

Më poshtë janë “top 10” trajnerët me më shumë ndeshje në Champions:
LOUIS VAN GAAL – 95 paraqitje
Skuadrat: Ajax, Barcelona, Bayern Munich, Manchester United
Fitoret: 57
Barazimet: 16
Humbje: 22
Champions të fituar: 1

OTTMAR HITZFELD – 95 paraqitje
Skuadrat: Borussia Dortmund, Bayern Munich
Fitoret: 48
Barazimet: 27
Humbje: 20
Champions-it e fituar: 2

RAFAEL BENITEZ – 95 paraqitje
Skuadrat: Valencia, Liverpool, Inter Milan, Napoli, Real Madrid
Fitoret: 54
Barazimet: 20
Humbje: 21
Champions-it e fituar: 1

JURGEN KLOPP – 100 paraqitje
Skuadrat: Borussia Dortmund dhe Liverpool
Fitoret: 56
Barazimet: 15
Humbje: 29
Champions-it e fituar: 1

MASSIMILIANO ALLEGRI – 100 paraqitje
Skuadrat: Milan dhe Juventus
Fitoret: 45
Barazimet: 26
Humbje: 29
Champions-it e fituar: 0

MIRCEA LUCESCU – 115 paraqitje
Skuadrat: Besiktas, Dynamo Kiev, Galatasaray, Inter Milan, Shakhtar Donetsk
Fitoret: 37
Barazimet: 26
Humbje: 52
Champions-it e fituar: 0

JOSÉ MOURINHO – 145 paraqitje
Skuadrat: Porto, Chelsea, Inter Milan, Real Madrid, Manchester United dhe Tottenham
Fitoret: 77
Barazimet: 35
Humbje: 33
Champions-it e fituar: 2

PEP GUARDIOLA – 159 paraqitje
Skuadrat: Barcelona, Bayern Munich, Manchester City
Fitoret: 99
Barazimet: 33
Humbje: 26
Champions-it e fituar: 2

ARSENE WENGER – 178 paraqitje
Skuadrat: Monaco, Arsenal
Fitoret: 82
Barazimet: 41
Humbje: 55
Champions-i i fituar: 0

SIR ALEX FERGUSON – 190 paraqitje
Skuadra: Manchester United
Fitoret: 102
Barazimet: 49
Humbje: 39
Champions-it e fituar: 2

CARLO ANCELOTTI – 191 paraqitje*
Skuadrat: Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Bayern, Napoli, Real Madrid
Fitoret: 107
Barazimet: 43
Humbje: 30
Champions-it e fituar: 4
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





