Transmetuar më 18-05-2023, 11:26

Tiranë- Një incident i rëndë ka ndodhur në një pallat në ndërtim në Unazë të Re, Tiranë, ku një punëtor 45-vjeçar, i identifikuar si B. R., ka pësuar dëmtime të rënda pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Shtetasi është transportuar në spital, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor i Policisë është angazhuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë një hetim të plotë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





