Transmetuar më 18-05-2023, 10:01

Personi në foto është Tefik Tashi, 58-vjeçari i cili akuzohet se vrau një ditë më parë kunatën e tij.

Përpara grupit hetimor Tafik Tashi ka deklaruar se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtëpinë ku jeton me burrin.

Sipas rrëfimit, kjo ka qenë pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Përpara hetuesve Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se kunata e tij, Alma e ofendonte shpesh kohët e fundit duke i thënë se është impotent.

"Kishte kohë që më ofendonte nuk mundesha ta duroj dot ma thoshte sa herë madje edhe në prani të familjarëve fjalën impotent”- raportohet në media që të jetë shprehur Tashi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd