
Modelja ukrainase Alona Savchenko u vra nga i dashuri i saj, i cili më pas ia copëtoi trupin me sharrë elektrike.
Gjithçka ka ndodhur në një hotel luksoz në Tajlandë.
Partneri dyshohet se u përpoq të zbulonte se si ta copëtonte trupin duke përdorur Google Translate.
Krimi u zbulua pardje dhe gjithçka nisi më 29 prill, kur Alona Savchenko (24 vjeçe) u regjistrua në një hotel në Bangkok me partneren e saj Jane Jerzi Lagoda-Filipov (25 vjeç).
Polaku kishte një agjenci reklamash në Londër dhe Savçenkova kishte bërë sete fotografike më parë për të dhe disa agjenci të tjera reklamash.
Ajo gjithashtu paguhej nga markat për të reklamuar produktet e tyre në mediat sociale, raporton noa.al.
Stafi i hotelit tha se çifti dukej i lumtur teksa hynin në hotel së bashku dhe pamjet e vëzhgimit nga korridori i treguan ata duke buzëqeshur ndërsa po shkonin në dhomën e tyre.
Por diçka u bë e dyshimtë për rojet e sigurisë, mëngjesin e 15 majit, kur një turist polak u largua nga ndërtesa e hotelit, vetëm dhe me nxitim. Ai po tërhiqte valixhet pas vetes dhe dukej shumë nervoz.
Kamerat e vëzhgimit duke dalë nga hoteli e tregojnë atë duke u dridhur teksa del nga ashensori me bagazhet e tij.
Lagoda-Filipov thirri një taksi dhe shoferi më vonë thirri hotelin për t’i informuar ata për sjelljen shqetësuese të pasagjerit që po transportonte.
Pasi telefonoi taksisti, stafi i hotelit shkoi për të kontrolluar dhomën në katin e 32-të, ku gjetën trupin e Alona Savchenkos në shtrat. Fytyra e saj ishte e mbuluar me gjak dhe dora e majtë ishte prerë në kyç.
Koka e saj ishte prerë pjesërisht me një prerje të thellë nga qafa në shpatullën e majtë dhe gjithashtu kishte një plagë me thikë në gjoks.
Pranë trupit u gjet një sharrë me gjak. Hetuesit besojnë se ajo kishte vdekur rreth një ditë para se të gjendej trupi.
Savchenko studioi në Kinë dhe udhëtoi në Valencia, Varshavë, Stamboll, Londër dhe Romë, të gjitha këto, në muajt para se të mbërrinte në Bangkok në fund të prillit.
Policia tajlandeze tha se i dashuri i saj mund të jetë përpjekur të kalojë kufirin për në Kamboxhia kur ai u arratis.
Policia ka biseduar edhe me taksistin që ka transportuat vrasësin pasi ka dalë nga hoteli.
“Kam marrë një pasagjer të dyshimtë i cili me ndihmën e Google Translate më tha se donte të shkonte në një kazino. Kur nuk gjeti një vend të përshtatshëm, më kërkoi, gjithashtu me ndihmën e Google Translate, ta ndihmoja të gjente si të copëtonte trupin e të dashurës së tij duke më ofruar 1500 baht (44 dollarë)”, tha taksisti.
I Tmerruar nga një ofertë e tillë, shoferi i taksisë e zbriti turistin polak në një hotel në lagjen Satorn të Bangkokut dhe më pas telefonoi hotelin ku kishte qëndruar më parë.
Lagoda-Filipov u kap në pikën kufitare Aranjapratet në provincën Sa Kaeo. Oficerët e policisë nuk e arrestuan në fillim, por qeni i policisë vrapoi drejt një agjencie turistike pranë kufirit ku ndjeu një erë të pazakontë.
Qeni Labrador Judy filloi të tundte bishtin kur ndjeu erën e të dyshuarit të ulur jashtë asaj agjencie me një biletë për në Kamboxhia.
Ai kishte plotësuar formularët e vizave dhe ishte vetëm disa minuta larg nga hipja në furgon. Më pas policët e armatosur e arrestuan.
Punonjësit e policisë thanë se ai ishte shumë i qetë gjatë arrestimit. Piu kafen në qeli dhe filloi të ushtrohej, sikur të ishte rutina e tij normale e mëngjesit.
Hetimi është në vazhdim dhe është kontaktuar ambasada polake. /noa.al