Transmetuar më 18-05-2023, 08:40

Aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e bashkisë së Tiranës, janë hapur zyrtarisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve ka njoftuar hapjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Tiranës.

Aplikimet do të jenë të hapura pranë çdo çerdheje në datat 5-9 qershor, nga ora 09:00-14:00.

Prindërit duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuara sipas kategorive.

Dokumentacioni mund të shkarkohet nga portali e-albania me kodin personal të kartës së identitetit ose duke dorëzuar fotokopjen e kartës pranë komisionit dhe të plotësojnë deklaratën për mbrojtjen e të dhënave personale.

-Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë:

Kriteret dhe dokumentacioni i duhur, për aplikuesit që vijnë nga shtresat social-ekonomike në nevojë, të cilat i janë referuar kategorive vulnerabël sipas VKB-së Nr.158, datë 26.12.2019 "Për miratimin sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës"

Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë:

Fëmijë me statusin e jetimit

– Libreza e statusit të jetimit të fëmijës –

Certifikata personale e fëmijës dhe familjare

Fëmijë të familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit

– Libreza e statusit të kujdestarit ligjor të fëmijës

– Certifikata personale e fëmijës dhe familjare

Fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor

– Raporti mjeko-ligjor i fëmijës – Certifikata personale dhe familjare e fëmijës

Fëmijë ku kujdestari ligjor është me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor

– Raporti mjeko-ligjor i kujdestarit ligjor të fëmijës

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës

Fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës

– Vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor

Fëmijët e familjeve mono prindërore, ku kujdestari ligjor e ka pagën në/nën nivelin e pagës minimale të miratuar me aktin nënligjor përkatës

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës

– Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të jetë në/nën minimale të pagës në Republikën e Shqipërisë (30 000 lekë)

– Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania

Fëmijët e familjeve, ku kujdestari ligjor i rëmijës, është i divorcuar ose i ve, (sipas certifikatës së gjendjes familjare), por që është në/nën pagën minimale në shkallë, vërtetuar me dokumentacionin përkatës

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës

– Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të jetë në/nën minimale të pagës në Republikën e Shqipërisë (30 000 lekë)

– Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania

Fëmijë të familjeve të pakicës rome dhe egjiptiane, sipas vërtetimit përkatës të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose vetdeklarimi ku përcaktohet se familja është pjesë e këtyre pakicave

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës

– Vërtetim të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose vetëdeklarimi

Fëmijët e vendosur në kujdestari nga familjet kujdestare, sipas legjislacionit në fuqi, vërtetuar me dokumentacionin përkatës

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës

– Vendimi i gjykatës për dhënien e kujdestarisë

KRITERET DHE DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR KATEGORITË E TJERA:

– Certifikatë personale dhe familjare e fëmijës

– Vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar, të kujdestarit ligjor (të prindërve)

– Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania