Transmetuar më 18-05-2023, 08:12

Vijon depërtimi i masave ajrore me origjinë oqeanike duke diktuar mot me vranësira dhe lagështirë të lartë në ajër.

Herë pas here vranësirat do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë, kryesisht në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë momente të pakta me pika shiu.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim të dukshëm të motit në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë