Transmetuar më 17-05-2023, 14:50

Rinas – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas janë njoftuar se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës së Kargos, është konstatuar një pako e dyshimtë.

Pas njoftimit, janë kryer veprime procedurale për sigurinë e shtetasve që ndodheshin në këto ambiente apo pranë tyre.

Nga veprimet ekzaminuese, të kryera nga Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Antiterrorit, rezultoi se pakoja nuk kishte probleme.

Policia tha se grupi hetimor vijon veprimet verifikuese, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd