
Një natë që vështirë se do të harrohet tek Interi. 13 vite pas herës së fundit, zikaltrit siguruan finalen e Champions League, ku do të përballen me fituesin e çiftit Manchester City- Real Madrid. Një rezultat i rëndësishëm që ka gëzuar jo vetëm trajnerin Inzaghi, por edhe pronarin e klubit zikaltër, Steven Zhang.
Megjithatë, siç zbuloi presidenti gjatë intervistave, një lojtar nga të gjithë ka besuar gjithmonë në këtë sukses, e parashikoi shkuarjen në finalen e Stambollit qysh në fillim të sezonit:
“Në fillim të sezonit ishte e vështirë të mendohej se do të arrinim në finale të Champions-it, i vetmi që besoi te ky objektiv ishte Lukaku. Tani ky synim është realizuar dhe jemi të lumtur”.
Interi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve: "Ne jemi në finale, është e pabesueshme. Ia dolëm falë trajnerit dhe të gjithë stafit. Interi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, gjithçka është e mundur në finale, gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta, besojmë në këtë.

Ky është i shtati vit që ndodhem këtu. Kur mbërrita isha 24 vjeç, ka lojtarë që nuk kanë luajtur kurrë në Ligën e Kampionëve dhe tani e kemi bërë të mundur këtë ëndërr. Kemi bërë punën tonë për ta rikthyer Interin në krye”.
Konfirmimi i Inzaghit: “Kam punuar me shumë trajnerë. Inzaghi është sigurisht i veçantë, shumë i qetë në çdo kontekst. Kjo është një cilësi e jashtëzakonshme. Është trajneri i vetëm që nuk më pyet kurrë për lojtarët në veçanti".
Presidenti zikaltër nuk ka preferenca për rivalin në finalen e Stambollit: "Manchester City dhe Real Madridi janë dy skuadra shumë të forta, situata është e njëjtë për ne. Askush nuk e priste që ne të kalonim një grup të vështirë.
Tani që jemi në finale, do të luajmë me të njëjtin nivel dhe përkushtim. Probabiliteti është gjë tjetër, pastaj. E sigurt është se do të jetë një finale e mrekullueshme për Interin”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





