Transmetuar më 17-05-2023, 08:34

Një përgjigje e fortë, shumë e fortë, pas muajsh kritikash dhe skepticizmi. Simone Inzaghi mori një hakmarrje të rëndësishme, duke fituar finalen e Champions League, pas derbit të dyfishtë gjysmëfinal kundër Milanit.

Trajneri i Interit u shpreh i kënaqur, por pranon se ka besuar gjithmonë te të tijtë: “Në ditët në vijim do ta kuptojmë. Për ne fillimisht ishte një ëndërr, por gjithmonë kemi besuar në të, duke ndjekur një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Të luash në gjysmëfinale, në një derbi dhe të fitosh në këtë mënyrë të sjell kënaqësi të madhe. Gjithçka më bën krenar për këtë Inter”.

Asnjë premtim për tifozët, ai do të ulet në divan dhe do të shikojë ndeshjen midis Manchester City dhe Real Madridit: "Jo, asnjë premtim. Unë thashë se do të bëjmë një përpjekje të çmendur pa parë një kompeticion apo një tjetër, duke u përpjekur gjithmonë të bëjmë më të mirën.

Ishte një rrugëtim intensiv, siguruam dy finale dhe e kthyem kampionatin në rrugën e duhur. Urime djemve, sepse ata kanë pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm. Manchester City apo Real Madridi në finale? Janë dy nga skuadrat më të mira në Europë, do ta shikoj ndeshjen mes tyre me shumë interes".

A duhet t’i heqë Inzaghi disa “guralecë nga këpucët” e tij? Jo, ai është i vetëdijshëm se kush ishte aty dhe kush nuk ishte, siç shpjegon vetë: "E di kush ka qenë gjithmonë atje dhe kush nuk ka qenë në raste nevoje. Unë di gjithçka, e di se çfarë ka ndodhur në muajt e fundit, por kam fatin të kem një staf të mrekullueshëm.

Dhe është e drejtë që të gjithë të shijojmë mbrëmje si kjo së bashku. Ne jemi Interi dhe duam të ecim përpara. E dija kur më thirrën se çfarë kishte ndodhur me Interin kohët e fundit. 19 muaj më parë më kërkuan të arrija në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, sepse zikaltrit nuk ishte aty që nga viti 2011. Djemtë e kanë tejkaluar veten”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd