Transmetuar më 16-05-2023, 11:11

Ishte një festë masive. Kishte kaluar shumë kohë, që nga viti 2018, pesë vite, jo më pak, që tifozët e Barçës nuk kishin dalë në rrugë për të treguar gëzimin e tyre për fitimin e një titulli. Në vitin 2019, me dopietën e siguruar (La Liga dhe Kupa e Mbretit)s, nuk u mbajt një festë e tillë, sepse kishte një angazhim të menjëhershëm të Champions League kundër Liverpool-it.

Kësaj here dëshira e akumuluar u përmbush, me dy skuadrat katalanase kampione, ajo e meshkujve dhe e femrave. Një kortezh festiv me mijëra e mijëra njerëz që shoqëronin protagonistët i dha tjetër pamje qytetit të Barcelonës.

Për më të rinjtë, brezin e ri të Barçës, tradita për t’i parë idhujt e tyre të parakalojnë u bë një risi befasuese dhe mahnitëse. Në ‘xavineta’, Xavi dhe stafi teknik ishin vendosur në front. Trajneri ishte, pa dyshim, më i vlerësuari. Shumë e lutën atë për titullin e Champions League.

Garda Urbane mbajti turmën e njerëzve në mënyrë që ajo të mos afrohej shumë me autobusin “kabriolet”, mbi të cilin qëndronin lojtarët e Barcelonës. Harbimi i tifozëve, por edhe i lojtarëve e stafit teknik të Barcelonës, zgjati përgjatë 6.8 kilometrave të përshkuara.

Një prej tifozëve, i veshur me bluzën numër 6 të Gavi, hodhi në hollin e autobusit të zbuluar celularin e tij, në mënyrë që Ferran Torres të bënte një ‘selfie’ me lojtarët. Koundé, me një ‘Polaroid’, po bënte foto, duke dhuruar disa imazhe për publikun.

“Çmenduria” ishte totale, kështu që gjithçka mund të ndodhte. Mundësia e një dushi me shampanjë nuk trembi askënd. Të gjithë duruan deri në fund të kësaj feste të shfrenuar për fitimin e titullit kampion, katër javë para mbylljes së kampionatit spanjoll.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd