
Edi Rama ia doli me fushatën e tij agresive që të marrë Shkodrën, duke fituar thellë përballë demokratëve që e mbanin prej 33 vjetësh.
Rama fitoi me kandidatin e tij Benet Beci pasi e bazoi një pjesë kryesore të fushatës dhe fjalimeve në mesazhe drejt shkodranëve duke kërkuar të votojnë PS më të kundërt nuk do të kishte investime. Ai arriti deri aty sa tu bëjë thirrje atyre që nuk votojnë PS të mos shkonin fare në votime.
I gjith ky mund i Ramës duket të jetë shpërblyer, veç Shkodrës ai ka marrë deri tani edhe 40 bashki të tjera ndër 61 gjithsej, duke përfshirë qytetet e mëdha.
Berisha ka marrë vetëm 6 bashki të vogla, raporton noa.al.
Megjithatë në pjesën më të madhe të bashkive të fituara nga PS, opozita kishte vota të shumta që nëse do të bashkoheshin do ta vinin në pikëpyetje fitoren e thellë Socialiste.
Sakaq ende ngjall habi fakti që në Vorë për herë të parë në 33 vjet fitoi PS madje thellë mbi 78 për qind përballë kandidatit të Berishës. Atje u krye votim elektronik.
Ndërkohë pritet të dalin rezultatet e tjera. Tirana, Durrësi, Fieri dhe Gjirokastra ende nuk kanë dalë.
Rama ka fituar deri tani në 41 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Shkodër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal.
Koalicioni i Berishës, “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.
Në Finiq fitoi partia minoritetit grek, MEGA.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





