Transmetuar më 15-05-2023, 14:07

Vau i Dejës- Ish-deputeti Zef Hila, i cili la mandatin për të garuar për bashkinë e Vaut të Dejës, ka humbur garën.

Pas përfundimit të procesit të numërimit në këtë bashki, ku u shpall fitues kandidati i PS-së, Zef Hila i ka uruar fitoren. Teksa i shtrëngon dorën Kristian Shkrelit, ai shprehet se “njëri do të fitonte”.

“Unë e uroj me gjithë shpirt. Numërimi shkoj shumë mirë, normal njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë”, tha ai.

Fjala e tij u prit me brohoria brenda qendrës ku po kryhej numërimi i votave nga të dyja palët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd