
Numërimi i votave në të gjitha KZAZ vijon me ritme të shpejta. Deri tani ka përfunduar numërimi në 38 bashki nga 61 në total.
Nga këto PS ka fituar deri tani 32 bashki, kundrejt "Bashkë Fitojmë" e cila ka fituar deri tani 6 bashki.
Në pjesën më të madhe të bashkive të mëdha ku ende nuk ka përfunduar numërimi, shihet një epërsi e kandidatëve të PS.
Suprizë mbetet Shkodra. I njohur si bastioni i demokratëve, deri tani kur ka përfunduar numërimi i më shumë se gjysmës së kutive të votimit, Benet Beci ka një epërsi mbi 9 mijë vota.
Edhe në Tiranë Erion Veliaj i PS-së i cili kërkon në këto zgjedhje një mandat të tretë kryeson me mbi 30 mijë vota kundrejt Belind Këlliçit të "Bashkë Fitojmë".
Bashkitë ku ka përfunduar numërimi
Ku fiton Partia Socialiste
1- Kolonjë fiton Erion Isai
2- Roskovec fiton Majlinda Bufi
3- Lezhë fiton Pjerin Ndreu
4 – Dropull fiton Dhimitraq Toli
5- Peqin fiton Bukurosh Maqi
6 – Tepelenë fiton Tërmet Peçi
7- Tropojë fiton Rexhë Byberi
8- Këlcyrë fiton Klement Ndoni
9– Elbasan fiton Gledis Llatja
10– Vorë fiton Blerim Shetra
11- Kamëz fiton Rakip Suli
12- Bulqizë fiton Festime Mjeshtri
13- Klos fiton Valbona Kola
14- Rrogozinë fiton Edison Memolla
15- Gramsh fiton Besion Ajazi
16– Pustec fiton Pali Kolefski
17- Delvinë fiton Besmir Veli
18- Belsh fiton Arif Tafani
19- Lushnje fiton Eriselda Sefa
20– Libohovë fiton Leonard Hide
21- Konispol fiton Ergest Dule
22- Poliçan fiton Adriatik Zotkaj
23– Skrapar fiton Adriatik Mema
24- Përmet fiton Alma Hoxha
25- Mat fiton Agron Malaj
26– Librazhd fiton Mariglen Disha
27- Patos fiton Fatjon Duro
28– Cerrik fiton Andis Salla
29– Kuçovë fiton Kreshnik Hajdari
30- Sarandë fiton Oltion Çaçi
31- Korçë fiton Sotiraq Filo
32- Vlorë fiton Ermal Dredha
Ku fiton Koalicioni "Bashkë Fitojmë"
1- Pukë fiton Rrok Dodaj
2- Fushë Arrëz fiton Hil Curri
3- Himarë, fiton Fredi Beleri
4- Mirditë fiton Albert Mëlyshi
5- Memaliaj fiton Albert Malaj
6– Has fiton Beqir Mulaj
Në Finiq në avantazh është Romeo Çapuli i "Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





