Transmetuar më 15-05-2023, 11:59

Finiq- Ngjarje e pazakontë në Finiq.

Në Finiq është ndërprerë numërimi pasi njëri nga anëtarët e grupit shfaqi probleme shëndetësore.

Të pranishmit kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas është nisur drejt spitalit.

Teksa humbi ekuilibrin, gjatë rënies dëmtoi edhe pajisjet. Numërimi po rifillon me tre grupe, ndërsa është dëmtuar një monitor dhe një kamera.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd