
BERAT- Qarku i Beratit është ngjyrosur sërish mavi duke i ridhënë fitoren kryetarit aktual të Bashkisë, Ervin Demo. Nga të dhënat e deritanishme Demo ka marrë 63.15 % të votave ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Zija Ismaili ka marrë 36.85%.
Në Poliçan, deri më tani kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë 78.4%. të votave ndërsa kandidati i PD së grupit Alibeaj, Florian Qama, ka marrë 12% të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 9.6%.
Në Dimal dhe Skrapar nuk ka garë. Në të dyja këto bashki kryesojnë kandidatët e PS. Në Dimal, Juliana Memaj e PS ka marrë 48.54 % të votave ndërsa Dritan Sula, PD mori 35.33 % kurse Gentian Meçi i BF me 16.13 %. Në Skrapar, Adriatik Mema PS ka marrë 57.4% të votave përkundrejt 42.58% të kandidati të BF Euglen Mustafallari.
Gara e vetme e hapur në këtë qark është në Kuçove, atje ku rezulton se kryeson kandidati i Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi. Maliqi ka marrë 4433 vota ose 47.75 % përballë Kreshnik Hajdari të PS me 4397 vota ose 47.36 %
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





