Transmetuar më 15-05-2023, 10:25

VLORË- Fredi Beleri ka fituar bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri, fitoi përballë kundërshtarit të tij, Jorgo Goros.

Pas numërimit të kutisë së fundit, ajo e zonës së Dhërmiut, mbështetësit e tij shpërthyen në lot.

Familjarët dhe mbështetësit e tij ishin në pritje të këtij lajmi, i cili vjen pas arrestimit të tij.

Kreu i PDIU, Vangjel Dule ishte i pranishëm në momentin kur po kryhej procesi i numërimit.

As ai dhe as familjarët nuk u prononcuan për mediat, duke u shprehur se do të flasin në një moment të dytë.

Fredi Beleri aktualisht ndodhet në paraburgim me masë sigurie arrest në burg, pasi u ndalua mbrëmjen e së shtunës nën akuzën e shitblerjes së votës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd