Transmetuar më 15-05-2023, 09:17

Pas katër vitesh, Barcelona i rikthehet fitimit të La Liga-s dhe e bën këtë duke mposhtur Espanyol në ndeshjen vendimtare për të pasur siguri matematikore të titullit.

Blaugrana-t mundën rivalët e tyre ndërqytetas 4-2 në stadiumin RCDE, me dy gola të Lewandowski dhe nga një të Balde e Koundé.

Një sukses që e çon skuadrën e Xavit në 85 pikë, +14 pikë ndaj Real Madridit, kur kanë mbetur vetëm 4 ndeshje për t’u luajtur në La Liga.

Në fakt nuk ishte triumfi i Barcelonës, ai që goditi më shumë, por kaosi që shpërtheu pas ndeshjes. Në të vërtetë, festa Blaugrana nuk shkoi sipas planit.

Ndërsa lojtarët festonin në mes të fushës, disa tifozë të Espanyolit kaluan rrethimin e fushës dhe vrapuan drejt kundërshtarëve të tyre.

E gjitha kjo për t’i penguar ata të festojnë fitimin e titullit brenda mureve të stadiumit të tyre. Skena të këqija që jo vetëm bllokuan festën e Barcelonës, por nuk përfaqësojnë një nga kartolinat më të mira për futbollin spanjoll.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd