
Mariglen Disha kryeson me 10.364 vota përballë ish kryetarit të PD në Librazhd, i cili ka marrë rreth 4 mijë vota.
PS ka siguruar një tjetër fitore, ajo e Librazhdit. Në Librazhd kandidati i Ramës, Mariglen Disha ka fituar me një diferencë të thellë ndaj rivalit të tij Shefki Çoka.
Mariglen Disha kryeson me 10.364 vota përballë ish kryetarit të PD në Librazhd, i cili ka marrë rreth 4 mijë vota.
Si shkoi procesi i zgjedhjeve?
Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS.
Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





