Transmetuar më 15-05-2023, 08:39

Në Himarë po vijon numërimi i votave dhe janë nxjerrë rezultatet për 22 nga 36 qendra votimi.

Aktualisht kryeson kandidati i Bashkë Fitojmë, Dhionis Alfred Beleri me 2 463 vota ose 50.73 për qind.

Kandidati socialist Jorgo Goro ka mbledhur 2 392 vota ose 49.27 për qind.

Momentalisht është ndërprerë numërimi i votave, pasi grupet e numërimit kanë kërkuar pushim, ndërkohë që një urdhër i nxjerrë gjatë natës nga kreu i KQZ, Ilirian Celibashi kërkon numërim të pandërprerë, raporton noa.al.

Raportohet se banorë të Himarës, mbështetës të Belerit, janë mbledhur në mjediset e stadiumit të qytetit.

Himarë, banorë të mbledhur sot para qendrës së numërimit të votave

Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kryesojnë në 7 bashki, përkatësisht në Has, Fushë Arrës, Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Kuçovë dhe Memaliaj.

Ndërsa në Finiq kryeson kandidati i Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd