Transmetuar më 15-05-2023, 08:04

TROPOJË- Partia Socialiste kryeson me 60.70% të votave në Tropojë, vetëm nga numërimi i tre kutive të para. Kandidati i PS Rexhe Byberi ka siguruar 604 vota, ndërkohë që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", ka siguruar 39.30% e votave. Në numra ai ka siguruar 391 vota në 3 kutitë e para.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd