Transmetuar më 15-05-2023, 08:00

ERSEKË- Partia Socialiste ka fituar në Ersekë. Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai u konfirmua se do të jetë për 4 vitet e ardhshme kryetar i Bashkisë Kolonjë.

“Të gjitha ato që kemi thënë do t’i bëjmë. Ndodhi ajo që kishim thënë, jo vetëm këtu, por në të gjithë Shqipërinë. Kjo nuk është fitorja ime, është fitorja e Partisë Socialiste, një ekipi të madh që është pas meje, që janë super patronazhistët që bëjnë punën e tyre të mrekullueshme për t’i dhënë zhvillim Shqipërisë,” – u shpreh Isai për Euronews Albania.

‘Unë mbusha portalet, s’kisha qenë ndonjëherë gangster në jetën time. Dola me manikotë në hundë. E hoqa se ishte bërë pis nga orët e gjata, do ta vej prapë’- shton ai në fund, duke përmendur ngjarjen e një dite më parë ku pretendoi se ishte dhunuar nga mbështetës të ‘Bashkë Fitojmë’.

Rezultati përfundimtar ishte 3.873 vota përballë 2.150 votave të Ethem Lumanit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. 65% me 35%.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd