Transmetuar më 15-05-2023, 07:55

SHKODËR- Në Bashkinë Shkodër vijon ende numërimi.
Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeson Benet Beci me 60%, 5805 vota. Me një diferencë prej 2 mijë votash më pak, kandidati Bardh Spahia ka marrë besimin e 39% të votuesve me gjithsej 3758 vota.
Aktualisht janë numëruar 41 qendra votimi nga 247 gjithsej, por nuk dihet nëse mund të përmbyset dot rezultati i deritanishëm. Në KZAZ 2, është paraqitur dhe kandidati i PS-së Benet Beci.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





