
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në Elbasan, Luciano Boçi ka pranuar humbjen në zgjedhjet e së dielës duke vlerësuar gjithsesi se rezultati është i kontestueshëm dhe se pajtimi me këtë fakt është vetëm një episod.
"Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.
E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod.
Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!", shprehet Boçi.
Në mesazhin e tij ai falënderon votuesit dhe ara që e mbështetën në këtë fushatë. /noa.al
https://noa.al/lajmi/2023/05/2384125.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





