
Jeta e një burri në moshë të re u këput në mes sonte pasi teksa ishte mbi një motor, u përplas fatalisht me një makinë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor "Divjakë-Gradishte", në vendin e quajtur "Mëhallëz", raporton noa.al.
Policia tha se automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E.
Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





