Transmetuar më 14-05-2023, 10:20

Shqiptarët votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive të vendit dhe 3222 anëtarët e këshillave bashkiake. Janë gjithsej 5213 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë

LIVE UPDATE

10:16

Për shkak të problematikave, a mund të sjellin shtyrje të orarit zyrtar të votimit, ora 19:00?

Ilirjan Celibashi: "Ligji e ka parashikuar qartë. Nuk mund të ketë automatikisht zgjatje të orarit të votimit. Nëse ka votues që janë në radhë për të votuar ata votojnë tej orës 19:00. Ligjëvënësi ka përcaktuar se edhe nëse ka ndërprerje të tilla jo detyrimisht ti mund të zgjasësh orarin e votimit."

10:00

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi pranon se ka pasur problematika relativisht të shumta të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve

Në një deklaratë për median në orën 10:00, Celibashi tha se janë 532 QV ku identifikimi nuk po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit.

“Ka pasur problematika relativisht të shumta të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve. Në 4469 QV procesi i identifikimit të votuesve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit. 205 QV të cilat sipas informacionit në kohë reale na tregojnë që në këto pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim në kohë reale informacion prej tyre. Janë 531 QV që nuk kemi informacion. Që do të thotë, në të gjitha këto QV, PEI nuk funksion, apo funksionon pjesërisht nuk e kemi. Po komunikojmë me këto QV”

Për të mos penguar procesin e identifikimit është urdhëruar që ai të bëhet në mënyrën tradicionale në ato QV që janë hasur probleme.

08:01

Deri në orën 09:00 kanë votuar 3.75% e votuesve

Në këto zgjedhje vendore janë 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në garë për këto vota janë formalisht 145 kandidatë për kryetarë dhe 23,646 kandidatë për këshilltarë. Për herë të parë, në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të zbatohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd