Transmetuar më 13-05-2023, 21:17

Gjatë ditës së shtunë ka ndodhur në aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku kanë mbetur të lënduar rreth 30-të persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra (30) persona që kanë pësuar lëndime”, ka njoftuar policia.

Ndërsa, autobusi ishte me maturantë nga Presheva të cilin po ktheheshin nga Shqipëria për në shtëpi.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Shqipërim Arifi, i cili ka thënë se të gjithë maturantët janë mirë, duke theksuar se janë marrë masat për sigurimin e transportit për në Preshevë.

“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë”, ka shkruar Arfi në Facebook, ku ka bashkangjitur një video-adresim.

Autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva, i cili po transportonte maturantë të shkollave nga kjo komunë, të cilët ishin në një ekskursion në Shqipëri.

Nga kompania në fjalë i kanë konfirmuar Telegrafit se një autobus, nga gjithsejtë tre sa ishin duke bartur nxënësit që ishin në ekskursion, është aksidentuar me një kamion.