
Erling Haaland është bërë brenda pak muajsh golashënuesi më e mirë sezonal në historinë e Premier League. Sulmuesi mbërriti te Manchester City verën e kaluar dhe në 47 ndeshje me fanellën e “qytetarëve” tashmë realizuar ka 51 gola. Shifra të arritshme vetëm për fare pak “jashtëtokësorë” si ai.
Nënshkrimi i norvegjezit me skuadrën e Pep Guardiolës u konsiderua një nga “bombat” e mëdha të merkatos. Pasi kishte thyer të gjitha rekordet e mundshme te Borussia Dortmund, ku shënoi praktikisht një gol për ndeshje, Haaland mbërriti në Manchester verën e kaluar.
Fakti është, siç zbulon Ole Gunnar Solskjaer, se norvegjezi mundi të mbërrinte në qytetin anglez disa vite më parë. Sigurisht, në llogoren përballë “qytetarëve”. Ish-lojtari dhe trajneri i Manchester United, i cili ishte trajner i Haaland gjatë kohës së tij te Molde, i informoi “Djajtë e Kuq” për xhevahirin që kishte në dorë.
Pasi ndau atë fazë në Norvegji dhe disa muaj para se t’i bashkohej stafit teknik të Manchester United, Solskjaer, sipas “The Sun”, ia ofroi sulmuesin bjond Manchester United: "I telefonova drejtuesit e Manchester United rreth gjashtë muaj para se të merrja përsipër drejtimin si trajner, ua ofrova Haaland për rreth 4.5 milionë euro, por nuk ma vunë veshin".
Është e vërtetë që shifrat e sulmuesit norvegjez te Molde nuk ishin në nivelin e pjesës tjetër të karrierës së tij, por shifra me të cilën u vlerësua transferimi ishte qesharake duke pasur parasysh nivelin që ka arritur “9” i Manchester City tani, më i shtrenjti në gjithë futbollin botëror. “Molde kërkonte 4.5 milionë euro për Haaland, por drejtuesit e ‘Old trafford’ nuk nënshkruan me të”, – thotë Solskjaer.
Ky vendim mund të jetë një gabim historik për Manchester United që vazhdon të kërkojë të rifitojë vendin e tij si referencë suksesi në Premier League, duke parë sesi fqinji i tij ka mbledhur shumë tituj në vitet e fundit. Nga Molde, sulmuesi norvegjez fluturoi në Austri për të luajtur me RB Salzburg. Golat e tij me skuadrën e Red Bull filluan të mahnitnin Evropën, aq sa disa muaj më vonë zbarkoi te Borussia Dortmund për të thyer të gjitha rekordet.
Në atë kohë, kur Haaland filloi aventurën e tij në Bundesligë, Solskjaer ishte tashmë trajneri i parë i Manchester United. E provoi sërish transferimin e Haaland, por pa sukses. Haaland kishte një udhërrëfyes të shënuar që po e përmbushte hap pas hapi, derisa u bë sulmuesi më i mirë në botë dhe shkatërroi të gjitha rekordet e Premier League. Ndërsa në njërën pjesë të Manchesterit shijojnë golat e tij, në tjetrën vazhdojnë të qajnë për “gafën” e bërë…
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





